Rita Ora sonte në Prishtinë – kjo është ora kur do të aterojë në Aeroport

Rita Ora po vjen sot në Kosovë.

Sot kemi mësuar se Rita Ora do të vijë pikërisht gjatë ditës së sotme në Kosovë dhe do të rrijë në vendlindje për tre ditë me radhë.

Ajo do të aterojë në aeroportin e Prishtinës rreth orës 6 e 50, mëson Gazeta Express.

Rita po vjen në Kosovë tani në punën e ambasadores, pasi ajo me projektin më të fundit ka vendosur që t’i dalë në krah grave që janë viktima të dhunës.

Ajo ka bashkëpunuar me firmën e njohur ndërkombëtare, Escada, për të cilët ka dizejnuar disa çanta ndërsa 15 euro nga shitja e çdo çante do të ndahen pikërisht për Kosovë.

28-vjeçarja do të qëndrojë tri ditë në vendin tonë në kuadër të një misioni bamirëse dhe do të takohet me viktimat e dhunës seksuale.

Image result for rita ora kosovo

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë