Kjo është komandantja e re e stacionit policor në Drenas

Kryetari Lladrovci priti në një takim komandanten e re të Stacionit Policor të Drenasit, kapitene Feime Bajrami, në shoqërimin e komandantit të deritanishëm, kapiten Bashkim Bytyqi, toger Liman Tahiri dhe pjesëtarëve tjerë të policisë nga Stacioni Policor i Drenasit të cilët bënë një vizitë kortezie në komunën tonë.

Në takim u diskutua situata e tanishme e sigurisë dhe u shpreh gatishmëria që bashkëpunimi i mirë i deritanishëm të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të përforcimit të sigurisë si interes parësor i të gjithëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë