Ftesë për aplikim

Qendra Kosovare për Përkrahje të Bizneseve (KCBS) në bashkëpunim me Qendrën e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) do te ofrojë trajnim për ndërmarrësi për të gjithë të interesuarit e Komunës së Drenasit nga data 10 deri 12 prill 2019. Trajnimi do të zhvillohet në tre module të veçanta të cilat janë hartuar nga ekspertë të njohur të fushave përkatëse. Ky trajnim do të zgjasë tre ditë, dhe ka për qëllim të përgatis ndërmarrës të rinj në themelimin, zhvillimin, dhe ngritjen e fondeve për biznes. Trajnimi gjithashtu synon ngritjen e kapaciteteve të të rinjve për ndërmarrësi dhe vetëpunësim.
Kriteret për aplikim:
• Aplikuesi duhet të jetë qytetar i i Komunës së Drenasit
• Të kenë ide kreative dhe të realizueshme për biznes;
• Të jetë i moshës ndërmjet 18-40 vjeç.
• Të posedojë dokument valid identifikues të Republikës së Kosovës;
Data e fundit e aplikimit është data 9 prill 2019 në ora 12:00.
Ju urojmë suksese!
Tel : 049/461-231 , 038/609-425
E-mail: info@kcbs-ks.org ,almaqupeva@kcbs-ks.org