Veshjet të cilat Gresa nuk arriti t’i vesh në kënagjeq

Gresa ka treguar disa nga veshjet që ka bërë gati për kënagjeqin e saj, por që nuk ka arritur t’i veshë.

Gresa Behluli thotë se është mundur të tregojë se si mund të duket një nuse shqiptare.

Ka kaluar gati një javë që pre kanagjegjit të këngëtares Gresa Behluli dhe ende po përflitet në media.

Kanagjeqi u realizua në një lokal në Prizren dhe mblodhi shumë yje të muzikës shqiptare, familjarë e miq të gjitha gra.

Gjatë ceremonisë së kanagjegjit ajo ka ndërruar veshjet shumë shpesh, por si duket nata ka qenë e shkurtë për t’i prezantuar të gjitha.

Andaj sot Gresa përmes postimeve në Instagram ka treguar edhe disa veshje tradicionale që posedon dhe ato veshje janë kryesisht me motive të veshjeve së Shqipërisë së Jugut kombinuar me moderen.

Pershendetje miq te mi, kjo eshte nje veshje e realizuar per kanagjegjin tim, po nuk mrri me vesh per shkak qe kisha edhe fustane tjera. Jane veshje kombetare me motive te veshjeve te Shqiperise se jugut te kombinuara me modernen. Jam mundu me ofru sa ma shume modele se qysh mundet me u dok nje nuse tipike shqiptare’, ka shkruar Gresa në Instagram teksa ka publikuar fotografitë.

Dasma e Gresës është mbajtur të shtunën në një lokal në Prishtinë ku të ftuar ishin shumë fytyra publike, e nuk ka munguar as Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndërkohë dje Gresa në bashkëpunim me nënën e saj Shkurte Fejzën kanë publikuar këngën “Nëna përcjell vajzën”, të cilën premierë e kënduan në kanagjegj. Kënga është e vizuealizuar me klip ku shfaqen pamje nga kangjegji dhe dasma e këngëtares.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë