Skenderaj, arrestohet 20-vjeçari për veprën penale “vrasje në tentativë”

Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentativë”. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin K.V., i cili me thikë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi.

“Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në njërën nga lagjet e qytetit të Skenderajt, ku sipas të dhënave të para dhe deklaratave të siguruara thuhet se si shkak i një mosmarrëveshjeje ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit i lënduar ka mbetur viktima mashkull shqiptar, i cili pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK”, tha policia, transmeton Express.

Ndërsa në cilësi të të dyshuarit është arrestuar K. V., 20 vjeç, i cili dyshet se me një mjet të mprehtë (thikë) ka sulmuar viktimën e rastit.

“Me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’”, përfundon njoftimi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë