Kërkesa e Lladrovcit për tu bërë pjesë e Dekadës së Re

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ftuar strukturat e nëndegëve, anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët, në veçanti ka ftuar ish anëtarët e kryesive të vjetra të nëndegëve në nivel të komunës, të bëhen pjesë e Dekadës së Re, platformës së liderit, Kadri Veseli.
Sipas Lladrovcit, ftesa është tepër e sinqertë dhe ndjen obligim që të ftojë në veçanti anëtarët e vjetër të PDK-së, të mos ndjehen në asnjë rast të anashkaluar nga askush, për asnjë rrethanë, por të jenë kontribuues ashtu siç ishin kontribuues për më shumë se 19 vjet në PDK
Statusi i plotë i Lladrovcit:
Ftoj strukturat e nëndegëve, anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët, në veçanti ftoj ish anëtarët e kryesive të vjetra të nëndegëve në nivel të komunës, të bëhen pjesë e Dekadës së Re, platformës së liderit tonë, Kadri Veseli.
Ftoj secilin anëtar të kryesisë vjetër, të jap kontribut në procesin zgjedhor, të jap kontributin duke u bërë pjesë e këtij procesi madhor, për neve dhe të ardhmen e komunës tonë.
Ftesa është tepër e sinqertë dhe ndjej obligim që të ftoj në veçanti anëtarët e vjetër të PDK-së, të mos ndjehen në asnjë rast të anashkaluar nga askush, për asnjë rrethanë, por të jenë kontribuues ashtu siç ishin kontribuues për më shumë se 19 vjet në PDK. Orari i takimeve është publikue edhe në fb, në profilin tim, edhe në njoftimet e Komisionit për zgjedhje të brendshme.
Me nderime,