Kryetari Lladrovci pret në takim ish kongresistin Weller, nderuan sakrificën e Jasharajve në Prekaz

Sot, Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim ish kongresistin republikan, Jerry Weller, më pastaj së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, kanë nderuar Komandantin legjendar, Adem Jasharin, në Prekaz.

Përjetësisht falënderues ndaj ShBA-së, burrave dhe grave që qëndruan besnik ndaj kauzës tonë për çlirim dhe fuqizim të shtetit, ka shkruar kryetari Lladrovci.

Ja postimi i plotë i kryetarit Lladrovci në rrjetin social:

“Sot, pata nderin të pres në Komunë, ish kongresistin republikan Jerry Weller, me të cilin diskutuam për zhvillimet në komunën tonë dhe perspektivën e gjithanshme të kësaj pjese të Kosovës.

Pas takimit, së bashku me kongresistin Weller dhe Kryetarin e Skenderajt Bekim Jasharin, vendosem kurora me lule, në Memorialin e Jasharajve dhe pranë varrit të Komandantit tonë legjendar, Adem Jashari.

Epopeja e Jasharajve, është storja më heroike e popullit tonë, e cila dëshmoi vendosmërinë tonë për liri.

Kjo qëndresë heroike, bëri të rivlerësohej gjendja jonë nga fuqitë e mëdha, në veçanti e ShBA-së, në momentet më të vështira të ekzistencës tonë.

Ne kurrë nuk do ta harrojmë tërë atë makineri të fuqishme ushtarake, e vënë në veprim të mbrojtjes dhe çlirimit tonë. Gjithsesi, shpreh respekt të veçantë ndaj përkushtimit të jashtëzakonshëm në betejën e miqve tanë, krah nesh, në diplomaci, deri në shpalljen e Pavarësisë tonë dhe shtetndërtim.

Përjetësisht falënderues ndaj ShBA-së, burrave dhe grave që qëndruan besnik ndaj kauzës tonë për çlirim dhe fuqizim të shtetit.

Faleminderit miku im, Jerry Weller!”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë