Drejtoreshat e Komunës së Drenasit: Jemi krenare për punën dhe trajtimin e grave në vendimmarrje

Ka ditë që në komunën tonë, flitet e përflitet gjendja shëndetësore e koleges tonë, madje edhe mediat qendrore erdhën dhe bënë një intervistë me znj. Podrimqaku.

Si drejtoresha dhe përkrahëse të fuqishme të barazisë gjinore dhe grave në vendimmarrje, jemi të detyruara të reagojmë, për situatën e krijuar. Opinioni ynë duhet të informohet me sa si vijon:

Me shumë respekt për kontributin dhe punën e Znj. Podrimqaku, e njohur për neve qysh para se të jemi staf politik i Kryetarit Lladrovci, të njëjtin respekt e kemi pasur dhe kemi për këtë zonjë.

Mirëpo, në lidhje me rastin e përfolur gjoja se Kryetari Lladrovci paska ushtruar “presion psikik” ndaj kësaj zonje, ne si gra udhëheqëse në këtë komunë e kundërshtojmë, sepse një gjë të tillë, as nuk është në natyrën e Kryetarit as në moralin e tij. Për këtë, ne jemi bindur, që nga marrja e mandatit të tij si Kryetar, duke qenë pjesë e Kabinetit si drejtoresha.

Ne gratë udhëheqëse, të emëruara sipas kritereve të meritës dhe kompetencës, angazhimit dhe përkushtimit, jemi të indinjuara me fushatën kundër komunës tonë, nga individ me fushata shpifëse para elektorale.

Ne e kundërshtojmë gjuhën, sjelljen dhe insinuatat kundër Komunës dhe Kryetarit Lladrovci.

Ne nuk mund te jemi pjesë e lojërave dhe inskenimeve teatrale të askujt, të asnjë zonje as personave që fshihen prapa saj, sepse, ne si staf i të përzgjedhurit të popullit, jemi këtu për të punuar dhe mbrojtur interesat e vendit dhe të mbajmë anën e ligjit dhe ligjshmërisë. Çdo herë, duke e thënë të vërtetën.

Znj. Podrimqaku dhe çdo grua tjetër do ta ketë përkrahjen tonë vetëm atëherë kur të jetë në gjendje ta thotë të vërtetën.

Me nderime,

Aurora Berisha,
Kimete Elshani Qorri
Anita Abdullahu Dvorani
Egzona Jetullahu
Shqipe Zogu
Flutura Avdiu
Lumnije Krapi

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë