Eliza Hoxha i bashkohet PDK-së

Arkitektja dhe artistja Eliza Hoxha i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të vetë Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Veseli ka njoftuar se Hoxha do të jetë e angazhuar në Degën e PDK’së në Prishtinë.
“Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet”, ka shkruar Veseli.