I riu nga Drenasi mbron me sukses temën e masterit: Efekti i kostove në maksimizimin e fitimit rast studimi” Al Trade Center

Shkelqim Bejzë Bytyqi, nga Arllati i Drenasit ka mbrojtur me sukses temën e masterit: “Efekti i kostove në maksimizimin e fitimit rast studimi” AL TRADE CENTER.
I riu nga Drenasi ka fituar titullin: Master i Shkencave Ekonomike në Banka, Financa dhe Kontabilitet.
Ai përveç si student i dalluar është i punësuar edhe në kompaninë gjigante “Al Trade Center”.
Bytyqi ka falënderuar kompaninë “Al Trade Center” për përkrahjen e madhe që ia ka dhënë gjatë studimeve master.