Nesër, me fillim prej orës 17:00, zhvillohet derbi i IPKO Superligës, mes Prishtinës dhe Feronikelit.
Tigrat e Zi janë organizuar si gjithmonë për ta përkrahur klubin tanë, në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ata në faqen e tyre në Facebook kanë publikuar detaje nga tubimi dhe nisja për ndeshjen e së mërkurës.
Postimi i Tigrave të Zi:
“Neser mos harro në ora 15:30 takohemi në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”. Nga ora 16:00 nisemi nga stacioni i autobusave për në Prishtinë që ti përkrahim djemloshat tanë të cilet po na bëjnë krenar. I ftojmë edhe qytetaret tanë të cilet vinë me vetura private të bashkohen me ne, në tribunen veriore.
Mos mungo, andaj eja dhe ti këndo më ne, nuk është marre të brohorasësh për klubin e qytetit tanë.
Arsye për mungesë nuk ka!!
TË BASHKUAR BESA-BESË”