​Pique: Spanja duhet të interesohet më shumë për të burgosurit politikë e më pak për VAR-in

Pas fitores bindëse të Barcelonës kundër Real Madridit, në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, qendërmbrojtësi i katalonasve, Gerard Pique, preferoi të fliste për problemet politike në Spanjë.

Pique ka qenë një nga personat më të zëshëm për pavarësinë e Katalonjës nga Spanjës. Ai nuk e harroi këtë gjë as pas ndeshjes kundër Real Madridit, në “Santiago Bernabeu”, transmeton Gazeta Express.

Sipas 32-vjeçarit, mediat spanjolle duhet të përqendrohen më shumë te të burgosurit politike të Katalonjës e më pak për VAR-in.

“Nëse televizionet spanjolle do të harxhonin më shumë kohë duke i ndjekur proceset gjyqësore të burgosurëve politikë, që është diçka shumë e padrejtë, njerëzit e Spanjës do ta shihnin se çfarë po ndodh me të vërtetë”, ka thënë Pique.

“Në vend se të flasim për VAR-in, ndoshta në këtë mënyrë, Spanja do të ishte në gjendje më të mirë”.

Kampionia në fuqi e Kupës së Mbretit arriti ta sigurojë vendin në finalen e kësaj gare për të gjashtin sezon radhazi, pasi triumfoi në “Santiago Bernabeu” me rezultat 3:0.

Suarezi i shënoi dy gola në pjesën e dytë të ndeshjes dhe ai ishte afër për të shënuar het-trik, kur e detyroi Raphael Varanen të shënonte autogol.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë