Ronaldo në Manchester United?

Ylli portugez mund të largohet nga Juventusi pas vetëm një viti dhe të rikthehet në klubin ku u ngrit si futbollist
Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi pas vetëm një viti.

Këto spekulime arrijnë nga Spanja dhe Portugalia, shkruan Gazeta Express.

Sipas mediave të këtyre dy vendeve, ylli portugez është i zhgënjyer në Juventus dhe është i gatshëm ta dëgjojë një ofertë të re, pak muaj pasi zbarkoi në Torino.

Sipas këtyre zërave, “CR7” mund të kthehet në klubin ku u ngrit si futbollist, në Manchester United.

Ronaldo ishte transferuar tek Juve me qëllim që ta fitojë Ligën e Kampionëve, por humbja nga Atletico Madridi në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve mund t’ia zbeh atij këtë objektiv.

Andaj, mbetet të shihet gjatë verës nëse pesë herë fituesi i Topit të Artë do të qëndrojë edhe një vit në Juventus apo do të rikthehet në “Teatrin e Ëndrrave”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë