​Rooney do të bëhet fermer, pasi të pensionohet nga futbolli

Golashënuesi më i mirë në histori të Manchester Unitedit dhe ekipit kombëtar të Anglisë, Wayne Rooney, tanimë ka filluar ta planifikojë jetën e tij pasi të pensionohet nga karriera si futbollist profesionist.

Rooney, i cili për momentin është duke luajtur për klubin amerikan, DC United, ka filluar ta ndërtojë një vend për ta ruajtur një traktor dhe një tog sanë brenda villës së tij, e cila vlen 25 milionë euro, në Cheshire.

Ai është duke e ndërtuar këtë vend për shkak se dëshiron dalëngadalë të blejë edhe mjete të tjera për fermerë. The Sun pretendon se Rooney tanimë ka kërkuar leje nga komuna për ta filluar ndërtimin e këtij vendi.

“Vendi, për të cilin është shkruar kërkesa, do të ndërtohet me qëllim për t’i mbrojtur mjetet dhe makinerinë e nevojshme për mirëmbajtje në agrikulturë. Gjithashtu, aty do të ruhet edhe sanë”, shkruhet në kërkesën e publikuar online.

Para disa vjetëve, Rooney kishte bërë të ditur se ai dëshiron të bëhet trajner kur ta përfundon karrierën e tij si futbollist profesionist, kështu që jeta e fermerit mund të jetë vetëm një aktivitet për kohën e lirë të tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë