Ballkani e trondit Drenicën

Ferizaj dhe Ballkani kanë marrë pikët e plota në xhiron e 18 në Ipko Superligë, duke triumfuar 2-0 ndaj Trepçës ‘89, respektivisht 2-0 ndaj Drenicës.

Ferizaj i Bylbyl Sokolit e ka nisur furishëm sezonin pranveror duke shënuar fitore të madhe në shtëpi prej 2-0 ndaj Trepçës ‘89.

Të dy golat e këtij takimi i shënuan në pjesën e parë nga Genc Hamiti, në minutat 12’ dhe 14’.

Kjo është një fitore e madhe për Ferizajn, që kërkon t’i ikë barazhit për të shpëtuar sezonin, derisa komplikohen edhe më shumë gjërat për Trepçën ’89.

Fitore në xhiron e 18 ka marrë edhe Ballkani, që ka shokuar Drenicën duke e mposhtur 2-0.

Blend Baftiu shënoi për 1-0 në minutën e shtatë, kurse për 2-0 shënoi në pjesën e dytë, Edvin Kuc në minutën e 63′.

Ballkani e ka barazuar tani me pikë Drenicën pas 18 ndeshje, që gjendet në pozitën e 7 me 24 pikë dhe do të bëhet luftë e madhe deri në fund për t’i ikur zonës së barazhit dhe për të shpëtuar edicionin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë