Xherdan Shaqiri e ka postuar një fotografi paksa më të veçantë në Instagram
Xherdan Shaqiri po e kalon një moment magjik të karrierës, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti kosovar e ka dhënë mjaftueshëm deri tash kontributin e tij në Liverpool pasi sa herë i është dhënë rasti e ka arsyetuar besimin e trajnerit Jurgen Klopp.
Përfaqësuesi zviceran gjithmonë duket në disponim të mirë.
Njëjtë duket edhe në fotografinë e fundit, të cilën e ka postuar së fundmi në Instagram.
Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit shihet në fotografi duke e mbyllur njërin sy.
Nuk dihet se kujt ia bën me sy Shaqiri, por një gjë është e sigurt: postimi i tij është pëlqyer nga qindra mijëra njerëz, por ka marrë edhe komente të konsiderueshme!