Një lajm i mirë vjen nga Gjermania për Milot Rashicën

Të gjithë futbollistët e Werder Bremenit sot pushuan, përpos Milot Rashicës

Werder Bremen sot e ka dhënë një lajm të mirë për Milot Rashicën. Klubi i madh gjerman ka njoftuar se ylli i Kosovës sot i është kthyer fushës së blertë pas një lëndimi të pësuar para pak ditësh, raporton Gazeta Express.

Ish futbollisti i Vushtrrisë nuk ishte ftuar fare në ndeshjen e fundit që skuadra e tij, Werder Bremen, e zhvilloi kundër Eintracht Frankfurtit në Bundesligë, e mbyllur me rezultat të barabartë, 2:2.

Por, në mëngjesin e sotëm Rashica i është kthyer fushës së blertë duke i bërë disa vrapime në qendrën stërvitore të klubit të tij.

“Milot Rashica i ka bërë disa vrapime sot në mëngjes. Kurse, pjesa tjetër e skuadrës sot është në pushim”, thuhet në njoftimin e Werder Bremenit.

Ky lajm është mirëpritur nga tifozët e Werder Bremenit pasi vetëm një javë më parë ata i bëri të lumtur Milot Rashica. Kosovari e kishte shënuar golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e tij kundër Hannoverit.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë