Zyrtare: Zeneli prezantohet te skuadra e re – këto janë fjalët e lojtarit

Ylli i Përfaqësuses së Kosovës, Arbër Zeneli, është prezantuar sot te skuadra e tij e re, Stade de Reims.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Reimsi ka konfirmuar se ka nënshkruar me yllin e Kosovës.

Kurse, Zeneli përmes një postimi në ‘Instagram’ shkroi se është shumë i kënaqur me këtë transferim.

“Shumë i lumtur për transferimin tim në këtë klub të bukur! Koha për synime të reja”, shkruan Zeneli.

Kujtojmë se muajin e kaluar Zeneli u shpall futbollisti kosovar i vitit, teksa është edhe golashënuesi më i mirë i Përfaqësueses së Kosovës, me 6 gola.

Skuadra e re e Zenelit, aktualisht renditet në pozitën e 12-të në ligën e parë franceze.

23-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me klubin francez.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë