Granit Xhaka 20 herë më i shtrenjtë sesa vëllai i tij, Taulant Xhaka

Shtrenjtohet Graniti, lirohet Taulanti

Granit Xhaka dhe Taulant Xhaka janë vëllezër. Por, ata dallojnë shumë në tregun e futbollistëve për nga vlera.

Futbollisti i Arsenalit dhe i Kombëtares së Zvicrës, Graniti, është rreth 20 herë më i shtrenjtë sesa vëllai i tij i cili luan për Kombëtaren e Shqipërisë dhe Baselit, raporton Gazeta Express.

Sipas ueb faqes së specializuar të futbollistëve, “Transfermarkt”, vlera aktuale e kartonit të Taulant Xhakës kushton rreth 2.25 milionë euro.

Ndërsa, kartoni i Xhakës është shumëfish më i shtrenjtë.  Mesfushori i Arsenalit vlerësohet me 40 milionë euro, shkruan Express.

Kjo është vlera më e lartë që e ka arritur Granit Xhaka ndonjëherë.

Kurse, Taulanit kohëve të fundit ka pësuar rënie të theksueshme. Në vitin 2017 Taulanti kushtonte rreth 3.6 milionë euro dhe e ka pësuar një rënie prej më shumë se një milion.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë