Shtohet familja Mustafi, Shkodrani bëhet baba!

Futbollisti shqiptar e ka ndarë gëzimin e tij në rrjetet sociale pasi u bë prind

Shkodran Mustafi është njeriu më i lumtur në botë sot, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti shqiptar e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, përmes së cilës ka njoftuar se është bërë baba.

“Jam mjaft i lumtur t’ju njoftoj me lindjen e djalit tonë. Është gjithmonë ndjenjë speciale t’ia japësh mirëseardhjen anëtarit tëri të familjes. Baba Krenas. Mashallah”, ka shkruar futbollisti i Arsenalit në Facebook. /Gazeta Express/

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë