Lladrovci: Ferronikeli është eksportuesi dhe punëdhënësi më i madh në vendin tonë

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj sot ka vizituar gjigantin e vendit tonë, Ferronikelin. Sipas Lladrovcit, Ferronikeli, është eksportuesi dhe punëdhënësi më i madh në vendin tonë dhe se Qeveria do të jetë partnere e përhershme e investitorëve.
Statusi i plotë i Lladrovcit i postuar në Facebook:
Sot, ishte kënaqësi që gjigantin e vendit tonë, Ferronikelin, e vizitoi Kryeministri Haradinaj me bashkëpunëtorë. Ferronikeli, është eksportuesi dhe punëdhënësi më i madh në vendin tonë dhe se Qeveria do të jetë partnere e përhershme e investitorëve.
Ferronikeli punëson mbi 800 punëtorë dhe qindra kontraktorë tjerë, andaj, shpreh mirënjohje dhe respekt për përkushtimin e Z. Saimir Mane për këtë investim strategjik. Si pushtet lokal, kemi ofruar dhe do të ofrojmë, gjithë përkrahjen tonë për punë sa më të mirë.
E falënderoj Kryeministrin Haradinaj për kujdesin ndaj investitorëve dhe zotimit të tij për përkrahje si dhe z. Mane për këtë investim dhe gatishmëri për zgjerim kapacitetesh, tejet të rëndësishme jo vetëm për komunën tonë por edhe më gjerë.