Kryeministri ushqehet në Restorant “Dijamanti” në Feronikel

“Investitorët në Kosovë kanë partner, dhe nuk janë vetëm”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që sot i bëri Ndërmarrjes së re Ferronikeli, ku pa nga afër zhvillimet në këtë kompani.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, pasi falënderoi Grupin Balfin për investimin në Ndërmarrjen Ferronikeli, tha se kjo kompani është një prodhues dhe eksportues i madh, si dhe investim me rëndësi për Kosovën.
Haradinaj gjatë vizitës së bërë në gjigant është parë edhe teksa po ushqehej në kuzhinën e Feronikelit të cilët e mbanë prej vitesh Restorant “Dijamanti” në Drenas.