SBASHK nuk pranon ofertën e Haradinajt: Greva do të vazhdojë

SBASHK’u nuk po pranon ofertën e kryeministrit Ramush Haradinajt për rritje të pagave në 20 milionë euro në vit.
Kryetari i SBASHK’ut për Prishtinë, Ahmet Pllana, tha se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre për të rritur koeficientin.
“SBASHK do të vaZhdojë grevën derisa Qeveria pranon të rrisë koeficientin nga 2 në 2.6 për shkolla fillore. Nëse nuk plotësohen kërkesat tona do të mblidhet Këshilli dhe do të merren masa më të ashpra deri në protesta”, tha Pllana për Klan Kosovën.
Haradinaj: Arsimtarëve do t’ju rritim pagat për 20 milionë euro në vit, le të rinisë mësimi nesër