Arrestohet një person në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së shtunës ka arrestuar një person të dyshuar në Drenas.
Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë me urdhëresë të lëshuar nga organet e drejtësisë, transmeton DrenicaOnline.
“Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë dega në Drenas, është arrestuar i kërkuari mashkull K/Shqiptar, i njëjti dërgohet në vuajtjen e dënimit në Burgun e Dubravës”, thuhet në raportin e policisë dërguar mediave./DrenicaOnline/