Vidhet vetura në Drenas, policia nis hetimet

Një person ka raportuar në Stacionin Policor në Drenas një rast të vjedhjes së veturës.

Sipas policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar se persona të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur atij veturën e tipit “Golf 3” me targa vendore.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën paradite në fshatin Verbovc të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet dhe deri tani nuk ka informacione për gjetjen e veturës apo identifikimin e të dyshuarve./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë