Isa Xhemajlaj krenohet me Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, ndan edhe mirënjohje

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, ishte storie e suksesit në Ministrinë e Punëve të Brendshme gjatë vitit 2018 , duke informuar në kohë reale për situatën në pikat kufitare dhe ofrimin e shërbimeve tjera në interes të qytetarëve.
Zëvendësministri i MPB-së, Isa Xhemajlaj ka falënderuar gjithë ekipin për punën profesionale që e kanë bërë në këtë qendër, transmeton DrenicaOnline.
Ai tha se duke i falënderuar të gjithë për punën profesionale dhe angazhimin maksimal, dy anëtarë të QKMK-së u shpërblyen me mirënjohje.
Sipas Xhemajlajt, mirënjohje kanë marrë: Samir Krasniqi, Koordinator i QKMK-së dhe Adonis Habibi, teknik i IT në QKMK-së.
Xhemajlaj ka premtuar se edhe gjatë këtij viti kjo qendër do të tregoi suksese edhe më të mëdha dhe për këtë do t’iu jap edhe mbështetjen e duhur nga MPB.