Klubi futbollistik nga Drenasi, “Feronikeli” ka arritur në Turqi ku për disa ditë do të zhvillojë stërvitje përgatitore para nisjes së stinorit pranveror, transmeton DrenicaOnline.
“Feronikeli” së fundi ka prezantuar disa prurje të mëdha në ekip dhe i kompletuar ka udhëtuar për Turqi.
“Ekipi ka mbërritur në Turqi, ku për disa ditë do të zhvillohen stërvitjet përgatitore për stinorin pranveror”, shkruan sipër disa fotove të postuara në faqen zyrtare të Feronikelit në Facebook./DrenicaOnline/