Drenas: Gruaja e raporton burrin në polici

Një femër ka raportuar në Stacionin Policor në Drenas se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (bashkëshorti) i saj, transmeton DrenicaOnline.
Polica e Kosovës në raportin 24 orësh për media ka njoftuar se viktima pas tretmanit mjekësor është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Rasti sipas policisë, ka ndodhur të mërkurën në orën 13 e 5 minuta. Hetimet përkitazi me rastin janë duke vazhduar./DrenicaOnline/