ISH-PROKURORI I FAMSHËM SHFAQET ME SAMI LUSHTAKUN NË HAGË

Geoffrey Nice, prokurori që ishte bërë i famshëm në Hagë në betejën e tij ndaj Sllobodan Millosheviqit, është paraqitur sot në Prokurorinë e Gjykatë Speciale në Hagë.

Nice edhe zyrtarisht është caktuar si avokat mbrojtës i ish-komandantit të UÇK-së nga Zona e Drenicës, Sami Lushtaku.

Sot janë publikuar disa fotografi të avokatit të njohur duke hyrë me Lushtakun brenda objektit të Dhomave të Specializuara në Hagë, shkruan Indeksonline.

Goeffrey Nice – Sami Lushtaku / Foto: Blerim Uka

Ndërsa, për punën që do ta kryej si avokat, Nice ka kërkuar nga ekipi kosovar që të paguhet 2200 euro për një ditë, duke përfshirë edhe biletën e udhëtimit.

Goeffrey Nice, pranë Tribunalit të Hagës deklaronte se ka prova të forta që dëshmojnë krimet që kishte kryer ai që njihej si kasapi i Ballkanit.

Mirëpo, Millosheviq nuk u dënua kurrë pasi që ai vdiq në qendrën e ndalimit në Sheveningen të Holandës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë