Koci: Mirë po shkojmë, mirë do kthehemi

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rustem Mustafa, nesër do të intervistohet në Hagë. Ndërsa, Sami Lushtaku do të intervistohet më 16 janar.
Kështu ka thënë avokati i Lushtakut dhe Mustafës, Arianit Koci, pasi Lushtaku është nisur nga Aeroporti i Prishtinës.
Sipas tij, Lushtaku do t’i shfrytëzojë këto ditë për vizita familjare. Ai tha se Lushtaku dhe Mustafa ishte paraparë që të intervistoheshin në të njëjtin ditë, por është shtyrë pasi të dy kanë të njëjtin avokat.
“Mirë po shkojmë, mirë do t kthehemi. Zt. Lushtaku u nis tash. Ai do të intervistohet me të 16’on. Ndërsa nesër zt. Rrustemi do të intervistohet nesër. Data për Lushtakun është shty ngase të dy e kanë të njëjtin avokat”, ka deklaruar avokati, Arianit Koci./GazetaExpress/