Policia e Kosovës pezullon nga puna shefin e Njësisë për Reagim të Shpejtë

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës janë pezulluar nga puna sot për shkak të “tejkalimit të autorizimeve”.

Burime të Kallxo.com kanë konfirmuar pezullimin e shefit të Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe të një pjesëtari të kësaj njësie të Policisë.

Sipas burimeve, zyrtarët e Policisë janë pezulluar pasi dyshohet se gjatë ndalimit të një veture me targa diplomatike CD i kanë tejkaluar autorizimet.

Oficerët e NjRSh-së janë suspenduar për 48 orë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë