45-vjeçari i cili u mbyt pasi e zuri lisi varroset sot në orën 15:30

Era e fortë që ka fryrë mbrëmë në Prishtinë ia ka marrë jetën një personi. Viktima është 45-vjeçari, Sami Mehmeti, nga fshati Halabak i Podujevës.

Policia e Kosovës bën të ditur se të hënën rreth orës 16:10, një person që punonte në një autoservis është goditur nga një pemë e cila është rrëzuar si pasojë e erës.

Viktima është 45-vjeçari, Sami Mehmeti nga Podujeva. Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerin do të bëhet sot në orën 15:30 në varrezat e fshatit Halabak të Podujevës.

“Raportohet se si pasojë e erërave të forta, është rrezuar një peme-lis dhe si pasoj dyshohet se ka zënë viktimën mashkull K-Shqiptar punëtor i një autoservisi. Viktima është dërguar ne QKUK ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me urdhër te prokurorit trupi i pajete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë