Kisha e Llapushnikut sqaron ndarjen e dhuratave për fëmijët

Famullitari i Kishës në Llapushnik, Don Meriton Dedaj ka shkruar në Facebook se qëllimi i ofrimit të dhuratave për fëmijët në prag të festave të fundvitit nuk ishte propagandues dhe nuk kishte qëllime anësore, transmeton DrenicaOnline.

Ky është sqarimi që ka dhënë Don Meriton Dedaj:

Sqarim…

Dëshiroj të sqaroj se qëllimi i ofrimit të dhuratave nga ana ime si Famullitar i Kishës në Llapushnik nuk ishte propagandues, nuk kishte qëllime anësore (aq më pak të fyejmë vëllezërit e Bashkësive tjera), por ishte thjeshtë për të gëzuar fëmijët në prag të festave të fundvitit, ashtu siç është praktikë ndër vite në trevat tona. Andaj, nëse dikush është ndjerë i ofenduar nga ky gjest human e ndjej obligim të shprehi keqardhjen time.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë