FOTO: Përleshje me armë në Prishtinë, ka të plagosur

Një rast i përleshjes me armë ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë.

Incidenti ka ndodhur afër “Rrethit të Flamurit”.

Dëshmitarët kanë thënë për KALLXO.com se ka pasur gjuajtje me armë nga dy vetura në lëvizje.

Nga të shtënat KALLXO,com merr vesh se është plagosur një person.

Ai është plagosur në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e ka bllokuar rrugën ku ka ndodhur përleshja e armatosur.

Këto janë fotot e siguruara nga KALLXO.com nga vendi i ngjarjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë