Çka po ndodhë në Drenas, edhe një asamblist i bashkohet PDK-së

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka prezantuar transferin e ri. Ai sot ka njoftuar se prej tani Grupi parlamentar i PDK-së, në Asamblenë e Drenasit, është më i fortë edhe për një deputet, Endrit Gllareva që deri tani ka qenë asamblist nga “Vizioni për Drenasit”.
Njoftimi i plotë i Lladrovcit:
Mirë se vjen Endrit Gllareva!
Sot, Grupi parlamentar i PDK-së, në Asamblenë e Drenasit, është më i fortë edhe për një deputet. Arkitekti Endrit Gllareva, nga sot, bëhet pjesë e vendimeve të rëndësishme të Qeverisjes sime për qytetarët në Drenas.
Faleminderit Endrit!
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Drenas, i ka hapur dyert për të gjithë veprimtarët e hershëm dhe kuadrot e dëshmuara, sepse vetëm të bashkuar, mund ta çojmë përpara sfidën e zhvillimit të tërë komunës tonë, pa dallim. Viti 2019, do të jetë vit i sukseseve edhe më të mëdha.
P.S:Urime ditëlindja Endrit!