Shqiptari nga Kosova, Fidan Bejta u shpall “Heroi i Vitit 2018 në Suedi. Ai i shpëtoi plot 20 fëmijë nga një sulm me thikë.
Teksa fëmijët luanin në një shesh lojërash, një grua i kishte ndjekur ata dhe tentoi t’i godiste me thikë, raporton Insporti.
Fale ndërhyrjes së Fidanit është bërë i mundur shpëtimi i jetëve të 20 vogëlushëve.
Shqiptari do të nderohet të mërkurën me titullin “Engjëlli i mbrojtës”, nga shteti suedez. Pas ngjarjes heroike, i riu shqiptar mori një mesazh inkurajues nga ylli suedez Zllatan Ibrahimoviçi.