Sot zhvillohet derbi i fundjavës në Kosovë

Kryendeshja e javës së 16-të në IPKO Superligën e Kosovës luhet në Gjilan aty ku Drita e Shpëtim Duros, pret Feronikelin e Zekerija Ramadanit, një super duel ky që fillon në ora 13:30.

Ajo humbje 4-0 në fazën e parë ndaj skuadrës nga Drenasi që solli edhe dorëheqjen e trajnerit kampion Bekim Isufi djeg ende të Drita që sot ka shansin ideal për të ngushtuar diferencën e madhe me kreun e renditjes dhe për t’u kthyer te fitorja pas dy humbjesh rresht, raporton Supersport në paralajmërimin e këtij dueli.

Feronikeli në anën tjetër ka mundësinë ideale për t’u ngjitur sërish në krye pas hapit fals të Prishtinës në fushën e Ferizaj por misioni për të marrë tre pikët sot do të jetë shumë i vështirë për Kastriot Rexhën e Astrit Fazliun që janë edhe dy ishët e mëdhenj të kësaj përballjeje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë