Kosovë-Azerbajxhan: Gati 200 mijë persona bënë kërkesë për biletë, vetëm 10 mijë u pajisen me to

Kërkesat për të siguruar një biletë për ta parë ndeshjen e fundit dhe më të rëndësishëm të ekipit kombëtar të Kosovës në Ligën e Kombeve ndaj Azerbajxhanit ishin tejet të larta.

Rreth 200 mijë persona kishin bërë kërkesë për t’u pajisur me biletë për ndeshjen e Grupit 3 të Ligës D mes Kosovës dhe Azerbajxhanit në “Fadil Vokrri” të martën mbrëma.

Por, vetëm 10 mijë prej tyre patën fatin të sigurojë biletë dhe ta shijonin momentin historik, fitoren mbresëlënëse të Kosovës 4-0, që i ndihmon vendit të promovohet në Ligën C, si dhe ta sigurojë një vend në play-off për kualifikime në Kampionatin Evropian 2020.

Ani pse kishte ngecje teknike në fillim, ky operacion përfundoi me sukses, ku mbi 10 mijë tifozë u pajisën me bileta përmes këtij sistemi.

Por, sa ishte numri i të interesuarve për blerjen e biletave në sistemin online?

Burime të IndeksOnline brenda FFK-së bëjnë me dije se kishte 56 mijë persona të interesuar për të blerë bileta.

Te të gjithë prej këtyre 56 mijë njerëzve të interesuar, ishte paraqitur kërkesa për blerjen e tri biletave – aq sa edhe ishte e lejuar.

Pra, në total, kishte të interesuar për 168 mijë bileta, ani pse në fund u shitën vetëm mbi 10 mijë sosh.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë