Pas Distria Krasniqit, edhe Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e Artë në Grand Prix të Uzbekistanit.
Kampionia Olimpike e mposhti me Ippon në finalen e kategorisë -52 kg xhudisten nga Zvicra, Evelyne Tschopp.
Kjo është medalja e dytë për Kelmendin që pas rikthimit nga dëmtimi që e mbajti jashtë për më shumë se një vit.
Ajo ka fituar të Argjendtën në kategorinë -52kg në Grand Slam Turneun në Abu Dhabi që ishte ndërprerë për shkak të një incidenti, ku e kishte pësuar Kelmendi.
Majlinda, e cila u paraqit në finale me hundën e mbrojtur me fllasterë dhe bandazhe për shkak të një lëndimi të mëhershëm, pikërisht pësoi çarje në hundë dhe pësoi gjakderdhje.
Kelmendi nuk u dorëzua dhe vazhdoi të luftojë me italianen, Odette Giuffrida, mirëpo, gjyqtarët vendosen ta ndërprejnë finalen për shkak se ishte e pamundur të ndërpritej gjakderdhja, pa u trajtuar më mirë dhe kështu mori medaljen e Argjendtë. Por, nuk vonoi shumë, tani në Uzbekistan ka ardhur edhe e Arta.
Pas pak, edhe Nora Gjakova do të kërkojë të Artën në Uzbekistan.
Ajo do të përballet me xhudisten nga Gjermania, Theresa Stoll.