Feronikeli ka humbur ndeshjen kundër Prishtinës, e mbetur nga xhiroja e dhjetë, me rezultat minimal 0:1.
Ndeshja ishte e balancuar dhe me raste të shumta për shënim, por që nuk u shfrytëzuan dhe mjaftoi një gabim që Feronikeli të dënohet me humbje.
Fillimi i takimit nisi me dominimin e ekipit tonë në fushë.
Në minutën e 13′, Mendurim Hoti depërtoi në mënyrë fantastike nga krahu i majtë dhe shërbeu Astrit Fazliun brenda zonës, por ishte Arago Jamal që e largoi topin.
Pas tij, dy raste të mira për shënim i pati edhe Jean Da Silva, i cili nuk arriti të shënonte.
Në minutën e 45’, Kastriot Rexha gjuajti me kokë pas harkimit të Përparim Islamit, por gjuajtja u prit nga portieri i Prishtinës, Visar Bekaj.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa në pjesën e dytë, në minutën e 57’, Prishtina e shfrytëzoi një lëshim në mbrojtje, kur edhe Mario Morina shënoi për 0:1.
Në minutën 75’, Zeka harkon saktë në drejtim të Lapidar Lladrovcit, goditje që mbrohet nga Bekaj. Dy minuta pas tij tenton për shënim Kastriot Rexha, por topi përfundoi jashtë portës.
Në minutën e 80, Mendurim Hoti e gjen Mevlan Zekën, i cili rrëshqet dhe nuk arrin të gjuaj si duhet.
Në minutën e 84’, Yll Hoxha gjuan fuqishëm drejt portës, e në vend qëllon Bekaj.
Përfundimisht takimi mbyllet 0:1.
Në mbështetje të klubit përpos Tigrave të Zi, ishin edhe KV Feronikeli dhe KFF Feronikeli.
Kjo humbje nuk do të na demotivojë asessi në luftën tonë për titull. Momentalisht Feronikeli gjendet në pozitën e dytë, me vetëm një pikë më pak se Prishtina.
Deklarata e trajnerit Zekirija Ramadani:
“Unë mendoj se e merituam së paku një barazim. Por, ky është futbolli. E dinim që kush gabon njëherë do të realizoi gol dhe mund të fitoj. U munduan që ta heqim presionin e para ndeshjes, por nuk ia arritëm këtë. I uroj futbollistët për angazhimin e bërë në këtë ndeshje”.
Formacioni i Feronikelit:
F.Smakiqi, P.Islami, Y.Hoxha, A.Prekazi, L.Lladrovci, B.Ahmeti/ A. Magani, A.Dabiqaj, J.Da Silva/ M. Zeka, K.Rexha, M.Hoti, A.Fazliu.
Trajner: Zekirija Ramadani.
Formacioni i Prishtinës:
V.Bekaj, A.Thaqi, A.Dallku, L.Bekteshi, A.Bashiru, L.Boshnjaku, D.Miftaraj, J.Arago, M.Korenica, M.Morina, B.Khalid.
Trajner: Mirel Joca.
Gjyqtarë të ndeshjes:
Dardan Çaka, Fatlum Berisha, Bujar Selimi.