Zyrtare: Shaqiri nuk do të luajë kundër Cervena Zvezdës, Klopp tregon arsyen

Jurgen Klopp ka thënë se Liverpooli do të shkojë në Beograd me përqendrimin 100 për qind në futboll, pasi e la jashtë skuadrës sulmuesin shqiptar, Xherdan Shaqirin, për shkak se prezenca e tij në Serbi mund të shkaktojë tensione në Serbi.

Xherdan Shaqiri, shkaktoi polemika në Kampionatin Botëror në Rusi gjatë verës pasi festoi me “shqiponjë” pas golit të fitores në ndeshjen kundër Serbisë, shkruan gazeta britanike, Indepedent, përcjellë Gazeta Express.

“Ne do të shkojmë në një qytet fantastik si një skuadër futbolli për të luajtur futboll”, ka thënë Klopp në faqen zyrtare të klubit anglez.

“Ne kemi dëgjuar dhe lexuar për gjërat që mund të ndodhin me prezencën e Shaqirit, ne dëshirojmë të shkojmë të përqendruar vetëm te futbolli dhe jo të mendojmë për gjëra të tjera, kjo është e tëra”.

“Ne nuk kemi ndonjë mesazh politik, absolutisht jo. Ne dëshirojmë të jemi të fokusuar në futboll”.

“Shaqiri nuk është në skuadër, dhe ai e kupton këtë. AI është lojtari ynë dhe ne e duam atë, dhe ai do të luajë për ne, por jo të martën”.

“Kam dëgjuar gjëra të mira për qytetin e Beogradit dhe shtetin e Serbisë nga kolegët dhe miqtë që e kanë vizituar më parë”.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë