Klubi ynë i zemrës, “Ferronikeli”, sot nga Theranda u kthye me tri pikë. Fitorja ishte rezultat i teknikës edhe shpirtit luftarak ekipor.
Falënderoj kryetarin e K.F. “Ballkani”, lojtarët mikpritës dhe tifozët e Therandës, për korrektësinë, lojën e bukur dhe mikpritjen.
Tri pikë na mbajnë në krye të tabelës, besojmë fort se kjo tempo do të mbahet nga futbollistët e “Ferronikelit”, deri sa të shpallemi kampion.
Urime, Naser Rama, gëzuar tifozë të “Ferronikelit”!