Drenica – Prishtina, GOL në fund, zhbllokohet ndeshja

Drenica – Prishtina 0:1

GOL: 90′ Prishtina kalon në avantazh, realizon Basid Khalid, pas harkimit të Hoxhës

88′ Vazhdon rezultati 0:0 në ‘Bajram Aliu’

75′ Mundësi e artë për Drenicën. Kreshnik Uka gjuan bukur pas asistimit të Taulant Dajakut për pak shpëton Prishtina. Topi shkon pranë shtyllës pingule

66′ Drenica provon të shënojë me Kreshnik Ukën i cili pranon një top në zonë, por topi i goditur nga ai shkon mbi shtëpinë që ndodhet prapa portës së portierit Visar Bekaj

64’ Mesfushori Arbër Hoxha (Prishtina) bën gjithçka mirë nga krahu i majtë, gjuan bukur, por pret Arion Ymeri. 

60’ Sulmuesi i Prishtinës,  Mario Morina gjendet në pozitë ideale për të realizuar, por pret ‘gardiani’ Arion Ymeri.

55′ Vazhdon loja monotone edhe në pjesën e dytë. Të dyja ekipet po vazhdojnë me lojë të kujdesshme

46′ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë 

45′ Asnjë rast në pjesën e parë

40′ Vazhdon loja e zbehtë në ‘Bajram Aliu’

28′ Kreshnik Uka i Drenicës gjendet në mundësi ideale për të realizuar, por Leutrim Bekteshi ndal goditjen e tij.

15′ Lojë e qetë e cila po zhvillohet në mesin e fushës

1′ Nis ndeshja

Drenica: Ymeri, Islamaj, Bejta, Pasoma, Sykaj, Mustafa, Thaqi, Uka, Elshani, Tahiri, Mëziu. Trajner: Tahir Lushtaku

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Dallku, Bekteshi, Bashiru, Ahmeti, Miftaraj, Jamal, Pevqeli, Morina, Khalid. Trajner: Mirel Josa

Gjyqtarë: Selim Isufi, Besnik Morina, Visar Kelmendi, Erdall Zasella

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë