Të dielën, më 21 tetor, Feronikeli do të udhëtojë për Gjilan, ku do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së 11-të ndaj Gjilanit.
Loja do të luhet me fillim nga ora 14:45 dhe do të zhvillohet në stadiumin e qytetit, në Gjilan.
Fitorja e kësaj ndeshjeje do të ndikojë në përforcimin e pozitës së liderit në tabelë, andaj përkrahja dhe motivimi i lojtarëve është më se i nevojshëm.