KB Feronikeli debuton me fitore në Ligën e Parë


KB Feronikeli ka debutuar me fitore të ngushtë ndaj pretendentit kryesor për kalim në Superligë, KB Prishtina e Re.

Loja është përmbyllur me rezultat të ngushtë 78:71, pra me vetëm 7 pikë diferencë.

Kjo lojë është dashur të luhej në Drenas, por për shkak të shkaqeve teknike, përkatësisht mosfunksionimit të semaforit, është pamundësuar zhvillimi i saj.

Ne ju kërkojmë falje të gjithë tifozëve dhe njerëzve të tjerë që i mblodhën gjatë ditës së djeshme për të përkrahur ekipine qytetit tonë në lojën debutuese, me shpresën që probleme të tilla të mos ballafaqojemi më në të ardhmen.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë