Ekipi i Kombëtares së Kosovës tashmë ka arritur në Ishujt Faroe për të zhvilluar ndeshjen e kthimit në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila do të zhvillohet nesër në orën 18:00.
Në mbështetje të Kombëtarës për t’i përkrahur nga afër kanë shkuar edhe qytetarë të shumtë.
Përveç stërvitjeve dhe parapërgatitjes për lojë në një hotel gjigant të Ishujve është parë flamuri i Kosovës.
Kujtojmë se në lojën e parë të zhvilluar ndërmjet dy ekipeve, Kosova triumfoi 2 me 0.