U kthehen kullave! Hashimi e Ramushi thirren në Junik për t’u pajtuar
Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi u ka bërë thirrje presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, që të shkojnë në Junik për t’u pajtuar dhe për të unifikuar qëndrimet e tyre për dialogun dhe kufijtë e Kosovës karshi Serbisë.
Ditëve të fundit dy liderët shtetërorë kanë pasur deklarata të ashpra ndaj njëri-tjetrit.
“Dallimet e shprehura ditëve te fundit në lidhje me kufijtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga ana e Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj nuk i bëjnë nder asnjërit prej tyre, përkundrazi dëmtojnë qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës, njëkohësisht i bëjnë favore diplomacisë agresive hegjemoniste të Serbisë.
Prandaj, në kuptim të heqjes së dallimeve dhe unifikimit të qëndrimeve për dialogun dhe kufijtë e Kosovës karshi Serbisë e ftojë mikun tim Presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Kryetarin e Partisë sime (AAK-ë), Kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj në takim në Junikun e Kuvendeve dhe Pajtimeve të mëdha historike !!” ka shkruar Kuçi në Facebook.

