Ju kujtohet ‘Pranverë e pa jetë’, ndër këngët e para të Remzie Osmanit?

Këngëtarja nga Mushtishti, Remzie Osmani nuk është ndalur asnjëherë së publikuari projekte të reja muzikore.

Ajo gjithmonë ka sjell këngë unike me të cilat ka arritur të rrëmbej zemrën e shumë nga publikut shqiptar, shkruan lajmi net.

Përmes disa postimeve të publikuara në Instagram, Osmani i kujton fansave këngët e para të saj siç ishte ‘Pranverë e pa jetë’.

“Ju gjenerata ime a ju kujtohet kjo këngë, Pranverë e pa jetë viti’93”, ka shkruar Osmani gjersa sjell linkun e këngës.

Remzie Osmani, Shyhrete Behluli dhe Shkurte Fejza janë tri artistet të cilat janë përfolur gjithnjë për muzikën që bëjnë.

Disa nga projektet e tyre mbeten të pavdekshme në muzikën e bujshme shqiptare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë