Këngëtarja e njohur nga Maqedonia, Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë para disa ditëve.
Ajo tashmë ka një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Jon, shkruan ORAinfo.
Adelina u martua me një burrë pak më të moshuar se ajo dhe me kombësi maqedonase që u komentua shumë nga publiku, e jo rrallë herë edhe në aspektin negativ.
Ajo vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.
Adelina ka publikuar edhe një foto të djalit sot, por kësaj radhe ka mbuluar fytyrën e tij.



