Sot zhvillohet derbi i javës ndërmjet Feronikelit dhe Llapit

Sot, më 3 tetor, Feronikeli do të udhëtojë për Podujevë, ku do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të këtij stinori deri më tani.

Derbi i javës së tetë ndërmjet Feronikelit dhe Llapit do të luhet prej orës 15:30, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, që do të vendosë për kreun e tabelës.

Nuk dyshojmë në asnjë moment që do ta mbajmë fuqishëm vendin e parë.

Në një ndeshje të tillë, nuk ka nevojë të përmendet se sa e rëndësishme është pjesëmarrja e tifozëve, andaj të mërkurën të gjithë duhet të jemi në përkrahje të ekipit tonë të zemrës.

Postimi i Tigrave të Zi:
Të mërkurën (sot) klubi jonë i zemrës zhvillon ndeshjen kundër Llapit në Podujevë, nga ora 15:30.
Ndërsa, ne si Tifozeri do të jemi afër klubit tonë të zemrës, i cili ka nevojë për përkrahjen tonë më shumë se kurrë, andaj eja dhe bëhu pjesë e jona.
Mbledhja e tifozëve bëhet në parkun e qytetit, në ora 12:30, prej ku nisja pastaj bëhet në 13:30 prej stacionit të autobusëve.

Nuk ka arsye për mungesë! Shihemi në Podujevë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë